29 korrik 2009

Di Natale dhe merkato: Me Udinezen përjetë

Di Natale është kthyer, pavarësisht nga ata që dyshonin mbi riaftësimin e tij të plotë pas dëmtimit të disa muajve më parë. Sulmuesi napoletan ka qenë më i miri në miqësoret e fundit të Udinezes dhe pranon: “Kam qëndruar në Udine deri më 6 qershor, duke u stërvitur i vetëm, pastaj shkova me pushime, ku punova me përgatitësin tonë atletik. Punoja nga mëngjesi deri pasdite. Këto ishin pushimet e mia. Jam i lumtur që gjuri është riaftësuar. Mund të mendoj për Botërorin, ndonëse në fillim vjen Udinezja.” Po, Udinezja, pavarësisht nga zërat e merkatos: “Kam një kontratë edhe për 4 vjet, kur nënshkrova objektivi im ishte ta mbyllja karrierën në Friuli. Tifozëve u them të jenë të qetë: unë dua të qëndroj në Udine. Nëse klubi dëshiron, unë nuk iki. Mund ta them me 100%.
Sipas zërave të merkatos, duhet të kisha ndryshuar thuajse dhjetë skuadra…”