30 korrik 2009

Arsenal e thërret Vieiran

Nga Anglia ngrihet një mundësi fascinuese e transferimit. Sipas tabloideve britanike The Sun e Daily Mirror, Arsenal i ka ofruar kontratë njëvjeçare Patrick Vieiras.Menaxheri Arsene Wenger dëshiron ta rikthejë në ‘shtëpi’ mesfushorin 33 vjeç të Interit, i cili ishte shitur katër vjet më parë në Juventus. Vetëm për t’u rikthyer në Londër, Vieira do të ishte i gatshëm të pranonte t’i shkurtohej rroga. Për veteranin francez janë të interesuara edhe Tottenham e Paris Saint Germain.