30 korrik 2009
Kaka: U largova për motive financiare
Ricardo Kaka është rikthyer në kohën kur u transferua nga Milan te Real Madrid. Mesfushori brazilian i ka treguar edhe njëherë arsyet e largimit të tij. “Kur kam marrë oferta nga klubet tjera, gjithmonë Milanit ia kam dhënë përgjegjësinë të vendosë. Ai ishte një klub që më pëlqente dhe ku ndihesha mirë. Më pas arriti momenti kur u thash udhëheqësve: në ditën kur vendosni të më shitni, unë do të largohem sepse në atë moment objektivat e juaja me të miat nuk do të përputhen. Gjatë gjashtë vjetëve kanë arritur oferta të ndryshme duke përfshirë edhe Real Madrid, por Milan vendosi t’i hapte dyert vetëm këtë vit”, tha Kaka për AS.