Barcelona ka konfirmuar se Aliaksandr Hleb në sezonin e ri do të luajë për skuadrën e Stuttgartit.
“Klubi i Barcelonës konfirmon se Aliaksandr Hleb ka kompletuar transferimin te Stuttgarti”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcës. Fillimisht Hleb është dashur të transferohej tek Interi, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Zlatan Ibrahimovicit në Camp Nou. Mirëpo bjellorusi vendosi të transferohej në klubin e tij të dikurshëm ku ka kaluar pesë vite (2000-2005). Konfirmimin zyrtar për huazimin e Hlebit në Bundesliga e ka bërë edhe Stuttgarti, që do të paguajë pagën e plotë të mesfushorit. Ndërkohë, Barcelona do t’i paguajë Interit diçka më shumë se tre milionë euro, duke qenë se Hleb nuk do luajë për zikaltrit.