29 korrik 2009

Kakà i bashkohet Realit

Pas disa ditë pushimesh ekstra, yjet e Realit të Madridit janë kthyer pranë klubit të tyre. Reali i Madridit ka luajtur dy miqësore deri tani, por disa lojtarë kryesorë të skuadrës janë kthyer në stërvitje vetëm dje nga pushimet e tyre. Iker Kasiljas, Serxhio Ramos, Raul Albiol dhe Kakà janë paraqitur në kompleksin stërvitor Valdebebas për të bërë vizitat mjekësore para se të dalin në fushë. Arritja e Kakasë ishte më e bujshmja, pasi ai nuk ka qenë në Spanjë që pas prezantimit të tij para tifozëve në “Bernabeu” pas transferimit prej 67 milionë eurosh nga Milani.