Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, raportohet se është duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Luca Toni.
Siç shkruan The Guardian, drejtori ekzekutiv i klubit, Scott Duxbury, dhe drejtori teknik, Gianluca Nani, kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin në Evropë për të ndjekur dy sulmuesit, Luca Toni dhe atë të Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, derisa Zola dhe ekipi tij vazhdojnë turneun në Kinë. Klubi anglez ka qenë në vëzhgim të Gudjohnsen, por pakënaqësia e Tonit te klubi gjerman po ashtu ka alarmuar drejtuesit e klubit, të cilët tash mund të bëjnë përpjekje për të sjellë të dy sulmuesit.