Marseille ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Gabriel Heinze.
Pas ardhjes së menaxhmentit të ri në krye të Los Blancos, Heinze menjëherë hyri në listën e lojtarëve që do të largohen, ndërkohë që Marseille ka bërë disa përforcime në skuadër. Në faqen zyrtare të klubit francez thuhet se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje paraprake për transferimin e argjentinasit, ndërsa nuk dihet shuma që do ta paguajë skuadra nga Velodrome për shërbimet e mbrojtësit të dikurshëm të Manchester United.