31 korrik 2009

Koha për shitje

Pas blerjeve të Militos, Mottas, Lucios e Eto’o, kampioni italian Inter ka filluar të mendojë për shitje. Pas Ibrahimoviç, Crespo, Jimenez e Figo (e përfundoi karrierën) janë të paktën 5 futbollistë që priten të largohen nga Nerazzurrët gjatë kësaj vere. Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, sulmuesit Obinna e Kerlon, mesfushorët Vieira e Mancini si dhe mbrojtësit Burdisso e Rivas nuk do të jenë më pjesë e Interit.Për momentin shitja më e vështirë duket ajo e ish futbollistit të Romës, Mancini, i cili më parë do ta preferonte tribunën sesa të transferohej diku tjetër. Mirëpo, rrugën e të lartpërmendurve mund ta marrë edhe sulmuesi Cruz, i cili mund t’i bashkohet Lazios ose Romës. Ndërkohë, shumë shpejt është paraparë një takim në mes të zyrtarëve të Interit dhe atyre të Twentes për ta definuar transferimin e sulmuesit 20 vjeç Arnautovic te klubi Nerazzurr. Pas dështimit të transferimit të bjellorusit Hleb, duket se Inter i është rikthyer portugezit të Chelseas - Deco, i cili është bërë objektivi i parë i mesfushës së Jose Mourinhos.