31 korrik 2009
Dela Vale premton një blerje pas 15 ditësh
Andrea Dela Vale analizon merkaton e Fiorentinës: “Për blerjen e ardhshme duhen akoma edhe dy javë”. Deri më tani merkatoja vjollcë ka parë blerjet e mbrojtësit Çezare Natali, mesfushorit Marko Markioni dhe sulmuesit Neri Kastijo, ndoshta shumë pak për të kënaqur një mjedis që ëndërrosh shumë. Fiorentina, ndër të tjera, mund të besojë te rreth 20 milionë euro, që do të duhen për të plotësuar organikën në dispozicion të Prandelit. Para që nuk do të qëndrojnë në kasafortë, por që do të përdoren, siç është pranuar nga vetë Pantaleo Korvino dhe theksuar nga presidenti Andrea Dela Vale. “Blerja e ardhshme në merkato? Na jepni akoma edhe disa javë kohë, sepse është e vështirë të mbyllësh marrëveshjet kaq shpejt për lojtarë cilësorë. Nuk dua të citoj emra. Kemi pasur një takim me Korvinon dhe më duket se objektivat janë interesantë”.