Ylli i ri i Real Madrid, Kaka, ka shpjeguar se pse ai ka refuzuar shansin për të veshur fanellën e Zinedine Zidane, me numrin 5.
“Nuk kam asgjë të bëj me Zidane. Kjo ishte më shumë sepse për brazilianët numri 5 është më shumë defansiv. Andaj unë preferova të qëndroj me numrin 8, me të cilin kam filluar në Sao Paolo”, ka thënë Kaka.“Zidane është legjendë e futbollit, ai ka bërë më së shumti histori me Francën dhe Real Madridin. Ai është në një nivel tjetër, pasi ai tashmë ka bërë histori në karrierën e tij. Unë ende nuk e kam arritur atë. Nuk ndjehem komod me krahasimin, por është OK”, ka shtuar braziliani.