29 korrik 2009

Granero: Nuk e prisja këtë ngrohtësi

“El Pirata” është pritur shumë ngrohtë nga tifozët në “Bernabeu” kur u fut në lojë si zëvendësues kundër skuadrës Al‑Ittihad. Esteban Granero më në fund ka debutuar me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu” kur zëvendësoi në minutën e 74-ët Uesli Snajderin. “Nuk e prisja një pritje aq të ngrohtë. Çdo lojtar që vjen nga Akademia e Realit do ta ëndërronte një natë të tillë shumë emocionuese. Unë dua të jem pjesë e kësaj skuadre dhe do të bëj çmos që të fitoj besimin e trajnerit dhe të jem i suksesshëm këtu. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë “El Pirata”.