01 qershor 2009

Maldini falënderon tifozët e Fiorentinës

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka bërë paraqitjen e fundit me fanellën kuqezi të dielën, për t’i dhënë fund karrierës së tij të bujshme.
Në fund të ndeshjes të gjithë sytë ishin kah mbrojtësi legjendar, ndërsa ai mori edhe duartrokitjet dhe mbështetjet e tifozëve të skuadrës vendase. “Falënderoj Firencen dhe të gjithë mbështetësit”, ka thënë Maldini pas ndeshjes, e cila ia siguroi Milanit kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.