01 qershor 2009
Duhet te krenohemi Kupa e ukraines kuq e zi.
Kupa e Ukraines merr ngjyrat kuqezi. Vorskla Poltava, skuadra ku militojne tre futbollistet e Kombetares, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Jonuzi, fitoi per here te pare ne histori kete trofe.Me rezultatin 1-0, pas golit te veteranit 34-vjeçar Vasili Saçkov, ata kane mposhtur ne finale Shaktjor Donjestskun, qe vetem pak dite me pare triumfoi ne edicionin e fundit te Kupes UEFA.Dallku dhe Curri, dy mbrojtesit e perfaqesueses, kane luajtur gjate gjithe takimit, ku Vorskla shihej si me pak e favorizuar. Sipas basteve, skuadra nga Poltava kishte vetem 17 per qind te shanseve per te fituar perballe te besuarve te Mirçea Luçeskut, madje rezultati me i mundshem cilesohej 2-0 per Shaktjorin.Gjithsesi, me forcen e kuqezinjve dhe freskine e Januzit, qe ne kete finale u aktivizua si zevendesues ne 20 minutat e fundit, Vorskla arriti te kalonte ne avantazh ne te 51-ten, nderkohe qe rruga drejt triumfit u be edhe me e thjeshte pas 6 minutave, kur Fernandinjo u largua nga fusha me karton te kuq. “Ky eshte trofeu im i pare ne futbollin profesionist, por edhe i pari ne qytetin e Poltaves me ngjyrat e Vorskles”, deklaroi Dallku menjehere pas finales.“Duke qene se luftonim per te fituar Kupen e pare, drejtuesit e klubit na kane mbeshtetur maksimalisht. Edhe tifozet u treguan te jashtezakonshem: 60 per qind e stadiumit mbeshteste ekipin tone. Dhame gjithçka ne kete 90-minutesh, edhe sepse finalja ne Ukraine zhvillohet vetem me nje takim. E kishim pergatitur mire ndeshjen, nuk i lame Shaktjorit asnje meter hapesire, nuk i lame per asnje moment te lire kundershtaret, luajtem duke ushtruar presing dhe dhame maksimumin”.Ne anen tjeter, Curri nuk harron te kujtoje se me kete fitore, ata kane hyre ne historine e klubit.“E perfunduam sezonin ne vendin e peste ne Vyscha Liga (kampionati ukrainas), megjithate fituam Kupen duke hyre ne histori. Ishte nje paraqitje mjaft e mire e Vorsklas, sepse ashtu si ne çdo ndeshje, edhe te dielen dhame maksimumin dhe kjo na shperbleu. E fituam me merite trofeun sepse ishim ekip me i mire ne fushe”, deklaroi Curri, i cili gjate veres se kaluar ka qene nje prej lojtareve, qe Luçesku kerkonte te afronte te Shaktjori.Ne qiellin e shtate ishte edhe sulmuesi i ri, Ahmed Jonuzi. Sulmuesi i perfaqesueses U-21 ende nuk ka siguruar nje fanelle titullari te Vorskla, por edhe ne finalen e djeshme ai ka luajtur si zevendesues.“Eshte kenaqesi edhe per mua, pas shume vitesh Vorskla e fitoi Kupen. Kemi ekip me moshe te re, e per kete arsye ky eshte sukses i madh per ne. Edhe ne kampionat u paraqitem mjaft mire”, deklaroi Jonuzi. Me kete rezultat, skuadra e tre shqiptareve fiton nje vend ne turin e trete eliminator te Europa League, ndersa me 11 korrik ata luajne perballe Dinamos se Kievit per Superkupen e Ukraines.