24 prill 2009

Xherard do t’i mungojë sërish skuadrës së Liverpulit

Stiven Xherard do t’i mungojë Liverpulit edhe në ndeshjen e kësaj jave kundër Hull Sitit. Kapiteni u dëmtua në përballjen e parë me Çelsin për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Mungesën e Stiven Xherardit e konfirmoi edhe trajneri Rafa Benitez. Tekniku spanjoll deklaroi se do ta ketë të gatshëm beniaminin e tij duke filluar që nga java e ardhshme.