24 prill 2009

Flamurtari kërkon gjyqtar të huaj për kupën

Flamurtari është skuadra e dytë pas Vllaznisë që kërkon gjyqtarë të huaj për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi vlonjat derdhi shumën e caktuar në arkat e FSHF-së, ashtu siç e parashikon rregullorja, dhe tani është në pritje të gjyqtarit. “FSHF-ja dërgon kërkesat në federatat e ndryshme, të cilat pritet të sugjerojnë gjyqtarë, që do të jenë të disponueshëm për të ardhur në Shqipëri” deklarojnë zyrtarët e FSHF-së. Ndërsa, klubi i Vllaznisë nuk është treguar i gatshëm për të paguar një gjyqtar të huaj. Për këtë, FSHF-ja është në pritje të tyre për të vendosur nëse do të caktojë një gjyqtar të huaj për këtë takim apo jo.