24 prill 2009

Senderos në prag të largimit nga skuadra e Milanit

Mbrojtësi Filipe Mekses pritet të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij sezoni. Zvicerani u mor në formë huazimi nga Arsenali me pretendimin për të hedhur themelet e reja tek skuadra milaneze. Senderos mund të quhet një dështim i plotë për trajnerin Karlo Ançeloti. Megjithatë, ai po ndiqet me interes nga disa klube, mes të cilave janë Lacio dhe Herta e Berlinit. Gjermanët janë më pranë Senderosit, pasi është i preferuar nga trajneri Fevre. “Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë çështje. Nëse Senderos është ende një lojtar i shkëlqyer, atëherë ai e ka një vend në çdo kohë tek skuadra jonë”, shprehet trajneri i Hertës.