28 prill 2009

Maluda: Mesi është futbollisti më i mirë në botë

Futbollistët e Çelsit duken të gatshëm për t’u përballur me Barcelonën sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Lionel Mesi konsiderohet rreziku numër një për londinezët, dhe këtë e konfirmon edhe Florent Maluda.“Mesi është futbollisti më i mirë në botë, dhe në një mënyrë apo në një tjetër ne duhet t’i marrim parasysh lëvizjet e tij mashtruese. Ne kemi përgatitur një strategji, dhe shpresojmë të jetë efikase në fushë”, deklaron Maluda. Ndeshja e parë mes këtyre dy gjigantëve do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Kamp Nou” të Barcelonës, ndërsa ajo e kthimit do të luhet pas një jave në Londër.