22 prill 2009

Xhenoa siguron sulmuesin Flokari

Serxhio Flokari është sulmuesi i ri i Xhenoas. Pavarësisht nëse do të kualifikohet për në Champions Ligë ose jo, klubi kuqeblu ka filluar të lëvizë për sezonin e ardhshëm. Takimi sekret midis presidentit Enriko Preciozi dhe presidentit të Atalantës, Alesandro Ruxheri, është zhvilluar në ditët e kaluara.
Marrëveshja është arritur mbi bazën e 12 milion eurove, lojtari do të ketë një kontratë katërvjeçare. Ky është një lajm i rëndësishëm që në ditët në vazhdim mund të pasohet nga një tjetër akoma më i rëndësishëm: Diego Milito shkon tek Interi.