22 prill 2009

Juventus, pritet sot zyrtarizimi i David Silvas

Juventusi ka vendosur të bëjë një kundërsulm të papritur, lidhur me çështjen e transferimit të David Silvas në Torino. Në mbrëmjen e djeshme, një staf i klubit bardhezi, me në krye drejtorin sportiv Alesio Seko dhe këshilltarin e merkatos juventine, Renzo Kastanjini, kanë udhëtuar drejt Valencias për të mbyllur marrëveshjen me klubin spanjoll për mesfushorin e talentuar iberikas, për të cilin “Zonja e Vjetër” është gati të shpenzojë deri në 25 milionë euro. Kriza financiare e Valencias përkeqësohet nga dita në ditë dhe duke parë që fundi i sezonit po mbërrin dhe për sezonin e ardhshëm duhet të rifreskojnë bilancet, drejtuesit spanjollë duan të fusin sa më shpejt disa miliona euro në arkat e tyre. Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, sot pritet zyrtarizimi i transferimit të David Silvas në Torino.