22 prill 2009

Roma do të shitet në fund të sezonit

Radiot dhe televizionet e kryeqytetit italian nuk kanë më asnjë dyshim: në fund të sezonit familja Sensi do të shesë klubin e Romës. Duke parë edhe situatën delikate të borxheve në të cilën ndodhet aktualisht skuadra verdhekuqe, vendimi duket se është marrë tashmë.
Operacioni do të drejtohet nga instituti italian “Unikredit”, banka më e madhe italiane që i ka dhënë kredi familjes Sensi gjatë këtyre viteve. Mësohet se janë hedhur që tani disa fonde me rastin e një marrëveshjeje të parë të arritur midis dy palëve.