25 prill 2009

Vjen Kualjarela, ikin Trezege e Kamoranezi

Fabio Kualjarela i ka thënë "Po" Juventusit. Sipas mediave italiane, sulmuesi i Udinezes ka refuzuar ofertën e Interit, për t‘u bërë pjesë e bardhezinjve. Pas takimit të së hënës me drejtorin sportiv të torinezëve, Alesio Seko, palët kanë gjetur akordin, ndërsa tani do të fillojnë bisedimet ndërmjet klubeve. Objektiva të tjerë të Juves janë Asamoah, Laveci e Hamsik, ndërkohë që në fund të sezonit duken të sigurt largimet e David Trezegesë dhe Kamoranezit. Në dyshim edhe e ardhmja e Xhixhi Bufon.