"Karlo Ançeloti do të drejtojë Çelsin"
Karlo Ançeloti, gjatë ditës së mërkurë, ka demonstruar se qëllimi i tij është të qëndroje te Milani, por mediat angleze nuk e shikojnë të ardhmen e tij në pankinën e kuqezinjve italianë. Sipas edicionit të djeshëm të "Daily Star", trajneri italian e ka pranuar tashmë propozimin e Çelsit. "Blues"-at, të cilët do të duhet të humbasin holandezin Hidink në fund të sezonit, kërkojnë një trajner fitues dhe Karleto, i shumëkërkuar prej kohësh, duket se i ka të gjitha kartat në rregull për ta bërë të ëndërrojë stadiumin "Stamford Bridge".