24 prill 2009

Shevçenko: Më mbani edhe një vit tjetër te Milani

"Edhe pse kam shënuar dy gola në miqësore (kundër një seleksioni hungarez 2-5, ku shënuan edhe Kaka, Sedorf e Viudez) nuk besoj se do ta vë në vështirësi trajnerin", thotë Sheva, i cili nuk e ngre zërin edhe pas dopjetës. Së bashku me golin në Uembli gjatë ndeshjes Angli-Ukrainë, duket se bëhet fjalë për sinjale jete nga ana e një lojtari, i cili po vuan një vit të keq te kuqezinjtë. E ardhmja e tij është pranë largimit në qershor, por ai kërkon: "Dëshira ime është të qëndroj të paktën edhe një vit tjetër te Milani".