Arjen Roben humbet sfidën me Barçën
Reali i Madridit ka marrë një goditje të rëndë vetëm pak ditë përpara sfidës vendimtare për titullin në La Liga kundër Barcelonës. Arjen Roben është dëmtuar në ndeshjen me Gedafen, ku luajti vetëm 17 minuta, duke pësuar një tjetër tërheqje në pulpën e djathtë (dëmtim që sapo e kishte kaluar). 25-vjeçari holandez, autor i shtatë golave në 24 takime, do të qëndrojë të paktën tre javë jashtë fushave të lojës. Reali luan me katalanët e Pep Guardiolës më 3 maj në "Santiago Bernabeu".