Juventus-Lacio fillon kështu: “Davids, Sedorf, Sisoko kampionë të vërtetë, idhuj të vërtetë”. Ky slogan, gjysmë i bardhë dhe gjysmë i zi, është treguar nga tifozët juventin para fillimit të ndeshjes. Një referim i qartë ndaj akuzave për racizëm që kanë marrë mbështetësit bardhezinj, pas koreve raciste ndaj Balotelit fundjavën e kaluar, që kanë sjellë edhe një skualifikim të fushës për një ndeshjes.
Por atmosfera ndryshon pasi ekipet futen në fushën e lojës, ku është dëgjuar shumë qartë: “Baloteli bir …” Kanë qenë kore që nuk janë dëgjuar gjatë lojës, dhe që kanë filluar sërish në përfundim të pjesës së parë.