24 prill 2009

David Trezege “thërret” Milanin

Nëse vërtet Klaudio Ranieri duhet të qëndrojë te Juventusi edhe sezonin tjetër, siç konfirmohet nga klubi bardhezi, atëherë mund të mos jetë vetëm një zë, ai që e lidh të ardhmen e David Trezegesë te Milani.
Sulmuesi francez, ka pasur shpesh mosmarrëveshje me trajnerin juventin këtë sezon, sidomos pas skualifikimit në Champions. Menaxheri i Trezegesë, Antonio Kaliendo pohon: “Një lajm i bukur, sepse nëse një skuadër si Milani e kërkon Davidin, për mua është një lajm i bukur. Milani është një nga skuadrat që konfirmon vlefshmërinë e tij kampioni. Unë do të dal në skenë kur të mbarojë kampionati”.