Në një komunikatë, kompania “Italpetroli”, që kontrollon skuadrën e Romës, ka pranuar se gjatë muajve të fundit është “kontaktuar nga subjekte të ndryshme ndërkombëtare”, që duan të investojnë kapitalin e tyre në klubin verdhekuq.
Gjithsesi, “Italpetroli” ka specifikuar se “nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë nga këto subjekte” dhe se kontaktet që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve “janë në fazën e verfikimeve nëse egzistojnë kushtet për të vlerësuar operacione të tjera”.
Ndër të tjera, shkruhet në këtë komunikatë, e publikuar bashkarisht nga “Italpetroli” dhe klubi i Romës, bëhet e ditur se “nuk jemi në dijeni të një interesimi direkt nga familja gjermane Flik”, që janë përmendur si drejtuesit e grupit të biznesmenëve gjermanë, të cilët janë të interesuar për klubin verdhekuq. Gjithsesi, përfundon komunikata e publikuar nga të dy shoqëritë “nuk parashikohet një shkëputje e familjes Sensi nga skuadra e Romës”.