24 prill 2009
Sëlltik e Rejnxher: 110 mln euro për të luajtur në Premier League
Njëqindedhjetë milionë euro për të hyrë në Premier League: Presidenti i "Crystal Palace" propozon një çmim për të pranuar në kategorinë më të lartë të futbollit përfshirjen e Sëlltik Gllasgout dhe Glasgou Rejnxhersit. Të dyja skuadrat e Gllasgout dominojnë prej dekadash kampionatin skocez dhe tashmë kanë ambicie më të mëdha: Do të dëshironin të përballeshin me klube si Mançester Junajtid, Çelsi, Arsenal e Liverpul. Atëherë do të kishim përballje me shumë vlera? Ndoshta, por vetëm duke luajtur mund të përmirësojnë nivelin e tyre. Dhe pastaj në Premier League ata do të kishin më shumë mundësi përfitimi për sa i përket shitjes së biletave në stadiumet e tyre, por edhe para të tjera si nga marketingu dhe nga e drejta televizive. Ja përse padroni i "Crystal Palace", Sajmon Xhordan, vë theksin te kushtet ekonomike më shumë se të ashpra, para se kjo gjë të ndodhë. "Futbolli është në zhvillim të vazhdueshëm dhe do të ishte fantastike, nëse të dyja skuadrat skoceze do të luanin kundër nesh, por për këtë ata do të duhet të paguajnë", ka shpjeguar menaxheri në fjalë. "Nuk ka asnjë arsye tjetër, për të cilën ata të përfshihen në kampionatin tonë. Pasi një gjë e tillë do të bënte të uleshin përfitimet tona. Madje, theksoj se do të ishte e drejtë, që skuadrat e reja të paguajnë një lloj kostoje për të na kompensuar reduktimin e të ardhurave. Ndoshta në fillim 100 milionë sterlina mund të duken një shifër e madhe, por bëhet fjalë për një investim në terma afatgjatë". Disa kohë më parë ishte presidenti i Boltonit, Fil Gartsajd, ai që e hodhi këtë propozim. Debati është hapur, por pas fjalëve janë paratë ato që do të bëjnë të lëvizin këtë çështje në një krah apo në një tjetër. Rejnxhersat së bashku me rivalët e përjetshëm të Sëlltikut formojnë të ashtuquajturën "Old Firm" të futbollist francez. Rejnxhers në 2005-ën kanë fituar titullin e tyre të 51-të kampion në Skoci, duke u bërë kështu skuadra e parë në botë që arrin një numër të tillë: në bluzat e lojtarëve është stampuar stema e skuadrës me 5 yje, secila prej tyre simbolizon 10 tituj të fituar në Ligën e tyre. Ndërsa Sëlltik numëron 42 tituj në Skoci dhe një Kupë Kampionesh në Evropë.