28 prill 2009

Ronaldo tashmë ëndërron kombëtaren

Tetë gola në dhjetë ndeshje: kjo është CV e Ronaldos në kampionatin brazilian pas dopietës së shënuar në ndeshjen e parë finale kundër Santos. Ronaldo po përjeton momente të magjishme pas një viti sakrificash pas dëmtimit që pësoi në shkurt të 2008 kur luante me Milanin. "Nëse po luaj mirë – tregon fenomeni – është dhe meritë e shokëve të skuadrës. Nuk më intereson të bëj protagonistin dhe golat e mi nuk do ishin shënuar pa ta. Dua të pyes tani, ç’mendojnë ata që thoni se unë isha një lojtar cirku, apo ekzibicionist, o që e konsideronin marrëveshjen e Korinthiasit me mua si një operacion marketingu? " Ëndrra e madhe e Ronaldos është të veshë fanellën kombëtares. "Unë për momentin mendoj të jap maksimumin për Korinthiasin, nëse ajo që unë do tregoj do të jetë e mjaftueshme për kombëtaren, do të jetë dunga që do vendosë. Sigurisht që për mua do të ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të kthehesha në kombëtare, do isha krenar.”