28 prill 2009

Pikue: Drogba është një sulmues i kompletuar

Sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba, është më i rrezikshmi për mbrojtjen e Barcelonës në përballjen e kësaj mbrëmjeje. Këtë e konfirmon edhe mbrojtësi katalanas, Gerard Pikue, i cili e cilëson Drogbanë si të kompletuar. “Drogba është sulmuesi më i vështirë që kemi përballë. Ai është një atlet, dhe është inteligjent kur ka topin nën kontroll. Është një prej sulmuesve më të kompletuar në botë. Është i fuqishëm, i mirë në ajër, i shpejtë, dhe shumë i mirë në goditje”, deklaron për “El Mundo” mbrojtësi Gerard Pikue.