Robinho mbetet në Man City
Ylli brazilian Robinho ka insistuar se dëshiron të mbetet në Manchester City “për një kohë të gjatë”. Sulmuesi 25 vjeç shënoi golin e tij të parë për ekipin nga 28 dhjetori në fitoren 4-2 kundër West Bromwich të shtunën. Së fundi spekulohej se ai mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, mirëpo Robinho insiston se do të mbetet në Eastlands. “Ky është viti im i parë në klub dhe do të mundohem të përmirësohem për vitin tjetër. Synoj të mbetem këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi ai.