Ancelotti mëson anglisht
David Beckham ka bërë të ditur se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, është duke mësuar gjuhën angleze. Strategu italian konsiderohet si kandidat për pasardhës të Guus Hiddinkut në postin e menaxherit të Chelseas në fund të këtij sezoni. Ndërsa Beckham ka treguar se Ancelotti tashmë një kohë është duke mësuar gjuhën angleze. “Kur kam ardhur në Milan, Ancelotti ishte duke studiuar anglisht. Sa herë që mundohem ta përmirësoj, ai insiston të bëjë gabime dhe përfundojmë duke qeshur”, tha mesfushori anglez.