23 prill 2009

Emerson kritikon Milanin

Mesfushori brazilian, Emerson më herët gjatë javës shkëputi kontratën me Milanin, ndërsa ka kritikuar klubin nga San Siro. Ish ylli i Romës dhe i Juventusit iu bashkua Milanit në vitin 2007 nga Real Madrid, por bëri vetëm 11 paraqitje në Serie A dhe pesë në Kupën UEFA. “Jam ndjerë mirë, por nuk luaja dhe kurrë nuk kam marrë shpjegim. Është dashur të largohem. Kam pasur probleme fizike gjatë sezonit të kaluar, por jo këtë vit”, deklaroi ai. Milan kishte njoftuar se ka shkëputur kontratën me Emersonin për arsye personale.