David Bekham në rolin e “profesorit”, ndërsa Karlo Ançeloti në atë të “studentit”. Mesfushori i Milanit, mes seriozitetit dhe shakasë flet për mjedisin e kuqezinjve dhe para së gjithash për marrëdhënien me trajnerin. Ançeloti studion prej muajsh gjuhën angleze, por sipër “Spice Boy”-t nuk ka bërë hapa përpara.
Me Paolo Maldinin ndryshon puna, kapiteni flet si “gentleman”, ndërsa Xhenaro Gatuzo flet një gjuhë të gjithën të tij.
“Kur erdha te Milani, Ançeloti po studionte anglishten, - rrëfen 33-vjeçari, që e vesh fanellën kuqezi që nga dhjetori i shkuar. -Shpeshherë përpiqem ta korrigjoj anglishten e tij, por ai vazhdon të bëjë gabime dhe ne fillojmë të qeshin të gjithë”, - vazhdon Bekhami, duke përshkruar fazat e studimit të trajnerit të Milanit.
Ançeloti, sipas shtypit anglez, është kandidat për t’u ulur në stolin e Çelsit në sezonin e ardhshëm, por Bekhami ndalon: “Nuk di asgjë për Çelsin”, - ia pret shkurt anglezi, i cili do të qëndrojë te Milani deri në fund të sezonit. Edhe progreset e tij gjuhësore, në të vërtetë nuk kanë qenë domethënëse. “E pranoj që nuk kam bërë shumë hapa para me italishten, - tregon Bekhami. - Arrij vetëm që t’i them “përgëzime” gjyqtarit ose “gol i bukur” Pipo Inzagit”.
Megjithatë në skuadër nuk mungojnë lojtarë që e njohin mirë gjyhën angleze. “Paolo Maldini flet anglisht dhe pastaj është Xhenaro Gatuzo që flet një gjuhë krejtësisht të tijën, por unë e kuptoj në mënyrë të përsosur. - nënvizon sërish Bekhami. - Në Europë dhe në botë ka shumë futbollistë që janë të gatshëm të paguajnë nga xhepi i tyre për të luajtur në një klub si Milani. Ja pse bëra gjithçka për të qëndruar këtu deri në fund të sezonit.”