24 prill 2009

“Miqësoret janë gjithnjë të vlefshme”

Karlo Ançeloti është i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij pas fitores në Budapest kundër një përfaqësueseje të kampionatit vendës: “Kjo fitore ishte sigurisht një test i mirë, - tha trajneri kuqezi. - Patëm disi vështirësi në fillim, por pastaj skuadra doli në lojën e vet, para së gjithash në pjesën e dytë.
Këto ndeshje janë të rëndësishme pa dyshim. Më lejojnë të provoj shumë module dhe shumë lojtarë që luajnë pak dhe paraqitja e atyre që zbrita në fushë më pëlqeu shumë.” Megjithatë Ançeloti e ka mendjen te ndeshja e radhës në kampionat ndaj Palermos:
“Tani duhet të rikthehemi në realitetin e kampionatit, duke menduar për ndeshjen e vështirë të së dielës pasdite në “San Siro” ndaj Palermos. Janë një skuadër e mirë, e organizuar mirë dhe duhet të kemi shumë kujdes”.