28 prill 2009

Guardiola: Sonte nuk duhet të pësojmë gol

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka të gatshme strategjinë e tij për të përballuar Çelsin në sfidën e kësaj mbrëmjeje për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Për trajnerin katalanas e rëndësishme në këtë ndeshje është të mos pësojë gol, pasi një gjë e tillë do ta vështirësonte shumë kualifikimin për në ndeshjen e ardhshme. “Do të mundohemi të jemi sulmues, dhe në të njëjtën kohë të mbrojmë edhe portën tonë. Në ndeshjet e para është shumë e rëndësishme që të mos pësohet gol”, deklaron Guardiola. Barcelona do të presë sonte Çelsin në “Kamp Nou” për ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme në Londër.