23 prill 2009

Pepe i dëshpëruar: Nuk dua të luaj më futboll!

Mbrojtësi portugez i Realit, Pepe, është shfaqur i dëshpëruar pas gjestit të shëmtuar që bëri në ndeshjen e fundit me Getafen, kur goditi dy herë me shkelm kapitenin kundërshtar të shtrirë përtokë. Pepe shkon më tej, duke deklaruar se nuk dëshiron më të luajë futboll. “Nuk më shkon më në mendje të luaj futboll”, deklaron mbrojtësi i Realit në një interivstë për “Marca”. Gjesti i Pepes mori xhiron e botës ditën e djeshme, dhe shumë kolegë të tij tek Reali i Madridit e dënuan veprimin e mbrojtësit. I pari qprej tyre ishte portieri Kasiljas, i cili deklaroi se Pepe turpëroi gjithë familjen e Realit. “Humba kontrollin. Nuk munda dot ta kontrolloja veten në atë moment”, deklaron Pepe. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video gjestin e shëmtuar të Pepes.