23 prill 2009
Eto: Iniesta dhe Mesi do të marrin “Topin e Artë”
Samuel Eto arriti të shënojë golin e 27-të në përballjen e mbrëmshme kundër Seviljes. Skuadra e Barcelonës arriti të fitojë me rezultatin e përgjithshëm 4-0, ku një meritë të veçantë padyshim e kishte edhe Eto.“Kam dashur të thyej rekordin tim personal, dhe e arrita këtë gjë”, deklaron Eto pas takimit të mbrëmshëm.Eto kërkon të kapë shifrën e 30 golave këtë sezon me Barçën, gjë të cilën e ka arritur vetëm braziliani Ronaldo. Fenomeni arriti të shënonte 34 gola në sezonin 1996-97. Kamerunasi thuri elozhe edhe për shokun e tij të skuadrës, Andres Iniesta, duke e cilësuar si më të mirin e planetit së bashku me Mesin. “Iniesta më ka dhënë një pasim të shkëlqyer. Ai dhe Lionel Mesi do të jenë ata të cilët do të marrin 'Topin e Artë' këtë vit”, deklaron Mesi.