Mbas siparit të përgënjeshtrimeve “do të qëndroj tek Milani”, e ardhmja e Karlo Ançelotit është akoma për t’u parë. Çelsi është shumë afër, trajneri emilian është shumë i tunduar nga një projekt që parashikohet të jetë i një niveli të lartë.
Por, vendimi nuk është marrë akoma dhe klubi kuqezi nuk do të gjendet i papërgatitur. Dy janë pistat e mundshme në rast se Ançeloti largohet. Njëra të çon drejt Frenk Rajkardit dhe tjetra, që është më e mundshme, drejt Luçiano Spaletit.