23 prill 2009
Milan, sytë kah Shqipëria
AC Milan do ta organizojë në Tiranë edicionin e dytë të kampit për të rinj ‘Milan Junior Camp’. Përgjegjës i kategorive të reja te Rosssonerët, Daniele Massaro beson se në Shqipëri do të zbulojnë ndonjë talent. Pas suksesit që pati kampi për djelmosha të rinj, i organizuar vitin e kaluar, klubi më i titulluar në botë, Milan, do të arrijë sërish në Shqipëri për ta organizuar kampion e dytë Milan Junior Camp, shkruan në uebfaqen zyrtare të Milanit.Në bashkëpunim me sponsorët ndërkombëtarë si Taci Oil, AMC, Intesa Sanpaolo e Sheraton, Milan do ta organizojë, më 6 deri më 10 korrik të këtij viti, kampin e dytë Milan Junior Camp, ku do t’i seleksionojë sërish tre futbollistë të rinj që premtojnë, të cilët do të ftohen në Milano për të qenë pjesë e ceremonisë së madhe ne stadiumin San Siro së bashku me djelmoshat tjerë që do të zbulohen nga Milan Junior Camp në shtetet tjera të botës.“Jemi këtu në Shqipëri sepse besojmë fort në potencialin e këtij vendi në botën e futbollit. Djelmoshat që do ta frekuentojnë Milan Junior Camp do ta kenë mundësinë që të stërviten, duke i përdorur metodat e stafit teknik zyrtar të Milanit”, ka shpjeguar përgjegjësi i kategorive të reja te Rosssonerët, Daniele Massaro. “Nëse gjatë këtij evenimenti do ta veçojmë ndonjë djalosh me talent, do ta vëzhgojmë me kujdes, duke ia dhënë më pas mundësinë që të futet në familjen e madhe Rossonere. Jam i kënaqur që gjendem në Shqipëri, ku kampionati italian Serie A është më i ndjekuri ndër ata evropianë”, ka përfunduar ish futbollisti italian i cili ishte golashënues i Ligës së Kampionëve në vitin 1994.Ndërsa Francesca Pietra, përgjegjëse e projektit Milan Junior, ka thënë se filozofia e tyre është që të kultivojnë talente të reja në Shqipëri, të cilët do t’i ndihmonin të rriten me mësime dhe me disiplinën taktike, të cilën e sjellin trajnerët e këtij klubi. MT: Milan, sërish në Tiranë?Gjatë konferencës për shtyp “Taçi Oil International” e ka prezantuar edhe edicionin e dytë të turneut “Taçi Oil Albania Reads”. Gjatë tetorit të vitit të kaluar, kur ishte mbajtur edicioni i parë i këtij trofeu, yjet e Milanit kishin arritur në kryeqytetin shqiptar për një ndeshje miqësore kundër KF Tirana, për të grumbulluar fonde në favor të kësaj nisme të rëndësishme.Dhe, edhe një herë, objektiv i Rezart Taçit është që të organizohet një ndeshje e tillë me Milanin, ku së bashku të dyja palët do të grumbullonin fonde të nevojshme për të ndërtuar biblioteka në të gjithë territorin shqiptar, në mënyrë që të rinjve t’u krijohet mundësia më e mirë e mundshme kulturore për t’u ballafaquar me të ardhmen me suksese.