23 prill 2009
Ari Han aplikon për punë te Kameruni?
Pas largimit nga Shqipëria, Ari Han ka filluar të kërkojë njëtjetër vend pune. Ai konfirmoi kontaktet me Kinën, ndërkohëqë në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2010 u ngrit edhehipoteza për të punuar me Kombëtaren e Iranit. Së fundmi, emrii holandezit, që dha dorëheqjen nga stoli kuqezi, duke e drejtuarskuadrën në një fitore në shtatë takime zyrtare, është lidhur meKamerunin. Në të kaluarën Han e ka drejtuar përfaqësuesen e"luanëve" dhe fakti që trajneri nuk është i impenjuar ka nxiturspekulime në vendin afrikan. Sipas "camer-sport.be", rezultatet edobëta që 60-vjeçari arriti me Shqipërinë, nuk do ta ndalojnë tëaplikojë për punë te skuadra ku luajnë Samuel Eto‘o dhe shumë yjetë tjerë të arenës ndërkombëtare. Ndryshe nga realiteti në Evropë,ai mund të përfitojë nga mentaliteti i futbollit afrikan, ku janëtë rralla rastet kur trajneri "kryqëzohet" për rezultate të dobëta."Kushtet e punës janë më fleksibël dhe nuk duhet të habiteminëse Han kërkon të kthehet", citonte sajti elektronik.