Edhe trajneri i kombëtares italiane Marçelo Lipi ka ndërhyrë në lidhje me çështjen Baloteli. Duke marrë një qëndrim ndryshe nga të tjerët: “Nuk besoj se ka qenë një çështje racizmi, përndryshe do të kishin bërë të njëjtën gjë me Muntarin dhe Vieiranë.
Pastaj Torino nuk ka qenë asnjëherë një qytet racist. Në rastin e Balotelit duhet të ketë diçka tjetër mbrapa, ndoshta sharjet ndaj lojtarit kanë ardhur për pasojë të situatave që janë krijuar gjatë ndeshjes. Kombëtarja? Unë sigurisht nuk shikoj ngjyrën e lëkurës kur grumbulloj lojtarët. Ndoshta keni harruar se më përpara kam grumbulluar Santakroçen”, ka thënë Lipi.