Milito tek Interi, Krespo (dhe Kruz) me valixhet në dorë. Fernando Hidalgo, agjenti i xhenoanit dhe i ish-milanistit, ka prashikuar atë që mund të ndodhë gjatë verës së ardhshme. “Përsa i përket Hernanit, Roma është një klub që atij i ka pëlqyer gjithmonë.
Diego, nëse do të largohej nga Xhenoa, do të vazhdonte të qëndronte në Itali”. Dhe më saktësisht nën urdhërat e Hoze Mourinjos. Kështu, mbetet vetëm për t’i gjetur një vend ‘Kopshtarit’ për të mbyllur rrethin.
Destinacionet e mundshme? Sampdoria, Xhenoa ose Monako. Domethënë, reparti ofensiv i zikaltërve në sezonin e ardhshëm nuk do të ketë sigurisht në përbërje dy argjentinasit, të shkarkuar nga Mourinjo praktikisht që nga fillimi i këtij sezoni (veçanërisht Krespo).
“Po vlerësojmë se cila është zgjidhja më e mirë për Krespon. Ai kërkon të njohë të ardhmen e tij sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë agjenti. Ndërkohë Hidalgo ka filluar që tani të kontaktojë me Romën