23 prill 2009

Keane, në Ipswich Town

Roy Keane është emëruar menaxher i ekipit nga Championship, Ipswich Town. 37 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare pas shkarkimit të Jim Magilton të mërkurën. Keane ishte i lirë pas largimit nga posti i menaxherit të Sunderlandit në muajin dhjetor, pasi kishte udhëhequr ekipin nga Championship në Premierligë.“Besoj se i jam bashkuar një klubi që ka potencial, ambicie dhe infrastrukturë për t’u kthyer përsëri në Premierligë”, deklaroi Keane.