25 prill 2009

Kuarezma-Deko, gati plani për shkëmbim

Të shumtë janë ata që besojnë se Deko do të largohet nga Çelsi këtë vit. Destinacioni i tij më i mundshëm pritet të jetë Interi, i cili ka në dorë një mundësi të artë. Pasi u ka dhënë anglezëve Kuarezman në merkaton e janarit, tashmë mund të shikohet mundësia e një shkëmbimi të këtij të fundit me portugezin, ish-futbollistin e Barcelonës, i cili po kalon një periudhë të vështirë në Premier League. Ndërkohë që janë zikaltërit italianë ata që preferojnë Dekon, pasi ai është një lojtar i kërkuar prej shumë kohësh nga trajneri Hoze Murinjo.