23 prill 2009
Juventus interesohet për Uesli Shnajder
Gjatë negociatave për afrimin e Fabio Kanavaros, Juventusi ështëinteresuar jozyrtarisht edhe për situatën e mesfushorit holandez,Uesli Shnajder. Bardhezinjtë e kanë kthyer vëmendjen nga fantazisti,pas zërave se Reali i Madridit është i gatshëm ta shesë në merkatone verës. Shnajder është në listën e "spastrimeve" të fundsezonit(pavarësisht nga emri i presidentit të ri), së bashku me Gutin, VanNistelroin e Van der Vart. Në anën tjetër, Juventusi po kërkon një organizatordhe tashmë që pista "Diego" është komplikuar, ata janë nëpritje të zhvillimeve nga Spanja. "Tulipani" nuk ka lënë asnjë gjurmënë "Bernabeu", që prej transferimit në vitin 2007.