23 prill 2009

Mathju Flamini shfaq nostalgji për Arsenalin

Mathju Flamini kujton ende me nostalgji kohët kur luante me skuadrën e Arsenalit në Premier Ligën angleze. Mesfushori francez mbërriti tek skuadra e Milanit me shumë bujë në merkaton e verës së kaluar.Ky sezon nuk është nga më të mirët për Flamininë, i cili në shumë ndeshje është lënë në stol nga trajneri Ançeloti. Në një intervistë për BBC-në ai risjell momentet e mrekullueshme që ka kaluar tek Arsenalin."Do të jem gjithmonë një tifoz i Arsenalit. Më mungojnë shumë shokët në Londër, por edhe këtu në Milano jam i lumtur, -deklaron Flamini. -Fatmirësisht kontaktoj shpeshherë me Fabregasin, Roziçkin dhe futbollistët afrikanë që luajnë aty”.