23 prill 2009

Grupimi “Drughi” nuk është penduar

Shumë protesta nga ana e tifozëve bardhezinj për vendimin për të luajtur me dyer të mbyllura ndeshjen Juventus-Leçe, pas koreve raciste kundër Balotelit. Mes tyre bie në sy ajo e “Drughi”-t, grupi lider i tribunës “Shirea”, të cilët kanë nxjerrë një komunikatë për të thënë që, “nëse Juventusi ka vendosur të kërkojë falje, mos prisni që ta bëjmë edhe ne.
Ndihemi të fyer nga ai zotëri (lexo Baloteli)”. Sipas tifozëve ultras juventinë, gjithçka lindi nga sulmuesi interist, “nga një seri gjestesh në drejtim të publikut, jo e fundit pas hyrjes së tij në fushë me dy minuta vonesë para nisjes së pjesës së dytë. Nuk mund të kërkosh respekt kur në fillim nuk e jep atë”. Pra.
“Për të shpërqendruar një person psikologjikisht të dobët, përpiqesh ta godasësh aty ku i dhemb më shumë. Në rastin e zotit Baruah, ngjyra e lëkurës është një mënyrë nga ana e të gjithë stadiumit për ta nervozuar. Ne paguajmë biletën dhe kemi të drejtë të bëjmë tifo kundër personazheve të tilla”.