23 prill 2009

Boniperti: Juve, unë apelimin s’do e bëja

Ish-ylli i Juventusit në vitet e shkuara si dhe golashënuesi më i mirë i historisë së klubit bardhezi në Serinë A me 178 gola, Xhianpiero Boniperti kritikon sjelljen e tifozëve bardhezinj ndaj Balotelit dhe vetë klubin për apelimin ndaj pezullimit të fushës për ndeshjen me Leçen: “Nuk isha në stadium të shtunën ndaj Interit, - tha Boniperti.
- E pashë ndeshjen në televizor dhe më erdhi turp si juventin për koret ndaj Balotelit. Sapo kam mbushur 80 vjeç, kam luajtur shumë ndeshje, kam dhënë e marrë shqelma, fjalë të pista janë thënë gjithnjë, por sporti nuk është keqtrajtuar si tani. Dhe jo se tifoja në kohën time nuk ishte e ndezur. Çfarë nuk thonin, por “duhet të vdesësh” asnjëherë s’është dëgjuar nga tribunat.
E bukura e këtij sporti kjo është: të fitosh me çdo kush të fitosh si sportist i vërtetë. Pastaj ç’hyn këtu lëkura e trupit. Pastaj Baloteli ka lindur në Siçili si nipërit e mi. Unë apelimin kundër pezullimit nuk do ta bëja. Duhet të themi mjaft, sepse racizmi është një kafshë e shëmtuar”.