27 prill 2009
Gasperini tani ndihet i shqetësuar
Në vitet e fundit nuk kemi pasur një vendosje të tillë dhe një lojë kaq të shëmtuar si kjo e kësaj të diele, do të flasim gjatë javës. Duhet të rinisemi menjëherë, të shmangim atë që mund të kthehet në një prishje të asaj “lodre” të bukur që ndërtuam gjatë sezonit”. Është i shqetësuar, ndoshta për të parën herë në këtë sezon, pas humbjes me Bolonjën, trajneri i Xhenoas Xhian Piero Gasperini, i cili tani e sheh veten në vend të pestë. “Nuk është puna se s’jemi punëtorë apo të përulur, por duhet të jemi efikasë, të kemi një përqendrim të drejtë në një fazë kampionati, ku të gjithë japin maksimumin. Xhenoa mund ta mbyllë mirë kampionatin”.